SPORT, 24 Dhjetor 2023, 16:03

Zbulimi i Kombëtares së Silvinjos, Dinamo e Zagrebit shënjestron mbrojtësin kuqezi

Zbulimi i Kombëtares së Silvinjos, Dinamo e Zagrebit shënjestron

Zbulimi i kualifikueseve për EURO 2024 të  Shqipërisë, Marjo Mitaj, mund ta lërë të ftohtin rus dhe të afrohet më pranë vendlindjes në merkaton janarit. Portal kroat “24sata”, që i referohet mediave ruse, raporton se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është në radarin e gjigandëve të futbollit kroat, Dinamo Zagreb.

Sipas lajmit të portalit kroat bëhet me dije se trajneri i Dinamos së Zagrebit, Sergej Jakiroviç dëshiron që të sjellë në Zagreb mbrojtësin e majtë të Kombëtares shqiptare. 

Lokomotiva e Moskës e transferoi Marjo Mitaj nga AEK-u i Athinës në verë për 3 milionë euro.

Mbetet për të parë nëse do të realizohet ky transferim në Zagreb, pasi me Dinamon  Mitaj do të ketë mundësi që të luaj edhe në Kupat e Europës. Dinamo për momentin vazhdon aventurën në Konferencë Ligë.