TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tifo-grupi i Ballkanit, “Xhebrailat” po përkrah në maksimum skuadrën nga Suhareka në ndeshjen e Conference League ndaj Plzen.
Në “Air Albania”, “Xhebrailat” u dukën mjaft të karikuar, ku nuk munguan pankartat e banerat. “Amanet prej Besim Ndrecës, e prej babës trashëgimi, me mbrojt nderin e Suharekës, edhe vetëm një Shqipëri” – shkruhej në njërën prej tyre.
Sa i takon numrit të tifozëve prezent në tempullin “Air Albania”, bëhet fjalë për një shifër që nuk shkon më shumë se 3.5 mijë persona. Kujtojmë që takimi i Conference League është shumë i rëndësishëm për kualifikimin.
