SPORT, 1 Mars 2025, 21:27

Xhaka protagonist me asist, Bajern Leverkusen luan “poker” ndaj Frankfurtit

Xhaka protagonist me asist, Bajern Leverkusen luan “poker” ndaj

Bajern Leverkusen i Granit Xhakës, triumfoi me rezultatin 1-4 në transfertë ndaj Ajntrakt Frankfurtit, në duelin ku ishte protagonist edhe mesfushori me origjinë shqiptare.  

Xhaka asistoi për golin e parë të shënuar nga Tella në minutën e 26-të, ndërkohë që Mukiele në minutën e 29 dhe Patrik Shik në të 33-të, ngritën shifrat në 0-3. Golin e ndërit për vendasit e shënoi sulmuesi Ekitike, në minutën e 37-të. Për të “vulosur” triumfin e Leverkusen, mendoi Garsia në minutën e 62-të.  

Falë këtij triumfi, “Aspirinat” u ngjitën në kuotën e 53 pikëve, duke mbajtur vendin e dytë me një diferencë –8 nga kryesuesit e Bajern Mynih.  

Në duelin e radhës skuadra e Xhakës do të presë Verder Bremen. Për sa i përket diferencës me Ajntrakt Frankfurtin e vendit të tretë, ajo është thelluar në 11 pikë.