TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Xabi Alonso është deklaruar pas shpalljes kampion me Bayer Leverkusenin në Bundesliga.
Farmaceutikët fituan 5-0 në shtëpi përballë Werder Bremenit në javën e 29-të, për të fituar titullian e parë në historinë e tyre 120-vjeçare.
Pas ndeshjes, Alonso ka thënë se është nder për të që të punojë në një ekip të tillë, me lojtarë të jashtëzakonshëm.
“Ky është një moment shumë i veçantë për klubin”, ka thënë fillimisht trajneri spanjoll.
“Të fitosh Bundesligën për herë të parë pas 120 vjetësh është diçka shumë e veçantë”.
“Lojtarët janë të shkëlqyer, ata janë një skuadër e jashtëzakonshme”.
“Unë jam shumë krenar për të gjithë. Për mua është një nder të punoj këtu”, ka shtuar më tej Alonso.