TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Victor Boniface është padiskutim një nga sulmuesit më të përfolur në Gjermani dhe jo vetëm, pasi ai vazhdon të shënojë rregullisht. Sulmuesi nigerian në vitin e tij të parë në Leverkusen ka shkëlqyer dhe tashmë klubet e tjera europiane kanë shfaqur interesimin për kartonin e tij.
Në 23 ndeshje zyrtare, 23-vjeçari ka realizuar 16 gola dhe ka asistuar 8 herë, duke rritur kështu ndjeshëm vlerën e tij. West Ham thuhet se është duke bërë hapa para për të tentuar nënshkrimin e lojtarit. “Çekanët” kanë ofruar 70 milionë euro për kartonin e tij dhe nëse kjo ofertë pranohet, atëherë do të thyhet rekordi personal i klubit anglez për shpenzimin e lartë të një kartoni lojtari.
Megjithatë, Leverkusen nuk është ende i bindur për ta lënë atë të lirë, sidomos tani në merkaton e janarit. Në garë për shërbimet e Boniface janë edhe Chelsea, Napoli dhe Newcastle.