SPORT, 27 Janar 2025, 18:25

Walker flet si lojtar i Milanit: Ndjesi fantastike, jam gati të jap maksimumin

Walker flet si lojtar i Milanit: Ndjesi fantastike, jam gati të jap

Walker kaloi nga Manchester City te Milani. Mbrojtësi u prezantua së fundmi si lojtar i kuqezinjve, teksa nuk fshehu lumturinë.

“Të luash për këtë klub është diçka fantastike.Ishte një ambicie e madhe për karrierën time, të provoja një aventurë të re. Mendova se kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për të shprehur talentin tim”.

Nëse kam folur me ndonjë ish-lojtar të Milanit? Po, fola me një nga të mëdhenjtë (duke hedhur një vështrim drejt Ibrahimovic) përpara se të vija këtu. Ai më sqaroi konceptin se klubi dëshiron të bëjë mirë. Milani fitoi Superkupën dhe ky është një fillim i mirë. Gjërat nuk po shkojnë mirë në ligë, por në Ligën e Kampionëve janë dhe na duhet vetëm një pikë për të shmangur play-off-in. Unë sjell përvojën time. Ne kemi lojtarët e duhur, figurat prapa kuintave që po bëjnë gjërat e duhura për ta rikthyer këtë klub në krye”.

“Erdha këtu për të luajtur më shumë dhe për të fituar shumë trofe. Kam fituar 17 trofe, por nuk ndalem me kaq, edhe pse jam 34 vjeç. Unë preferoj të fitoj, ju garantoj”.