TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Spektakël bardhezi në “Allianz Stadium”! Juventusi mposhti me rezultatin 3-0 Sasuolon në duelin e vlefshëm për javën e 20-të të Serisë A, duke i ushtruar presion kryesuesve të Interit. Dopieta spektakolare e serbit Vlahoviç dhe goli i Kiezës, i dhuruan 3 pikë të arta skuadrës së Alegrit që nuk e diskutoi për asnjë moment triumfin.
Ky ishte suksesi i 15-të i “Zonjës së Vjetër”, që e shikon veten në vendin e dytë me 2 pikë më pak se Interi. Për sa i përket dy futbollistëve shqiptarë Bajrami dhe Hasa, ata nuk u preferuan për asnjë minutë nga trajnerët respektivë.
Vlen të theksohet se duelin e radhës Juventusi do e luajë në transfertë ndaj Lecces së Ramadanit.
FT: JUVENTUS-SASUOLO 3-0
Vlahoviç 15′, 37′; Kieza 89′