
Anis Mehmeti e ka nisur vitin 2025 në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Bristol City në duelin ndaj Plymuth.
Mehmeti realizoi në minutën e 32 të sfidës, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij. Sulmuesi shqiptar i lindur në Angli finalizoi një aksion fantastik të Bristol, duke ndjekur aksionin e duke dërguar topin i pa shqetësuar në rrjetën e boshatisur nga dalja e portierit.
Ndeshja përfundoi 2-2. Ky ishte goli i 9 për shqiptarin në këtë edicion, duke barazuar kështu sezonin më të mirë të karrierës, atë 2022/2023 ku me fanellën e Wycombe në Ligën e Parë shënoi 9 gola.