SPORT, 27 Mars 2025, 14:35

Vinicius, pa doreza: Duhet të ndryshojmë shumë gjëra te Brazili, Argjentina bëri një paraqitje të shkëlqyer

Vinicius, pa doreza: Duhet të ndryshojmë shumë gjëra te

Brazili nuk është më ai që ishte në fillim të shekullit. “Canarinha” ka një skuadër gati mediokre. Emrat e tyre të mëdhenj nuk po shfaqen dhe trajneri i tij po humbet fytyrën.

Turpërimi 4-1 përballë Argjentinës në “Monumental” theksoi edhe më shumë diferencën e madhe mes dy skuadrave. Ndërsa “Albiceleste” nuk lodhet kurrë së fituari, madje edhe pa Mesin, “Verdeamarela” po lundron pa vela dhe pa kapiten.

Vinicius, larg formës së tij më të mirë me kombëtaren e tij, paralajmëroi se nevojiten ndryshime përpara Kupës së Botës 2026. Në mediat braziliane, emri i Ançelotit po përmendet sërish si një zgjidhje e mundshme, ndonëse ardhja e tij nuk ka gjasa të ndodhë shpejt. Trajneri italian, me kontratë deri në vitin 2026, nuk mendon të bëhet trajner i kombëtares së Brazilit. Lojtari i Realit të Madridit nisi një shigjetë direkte në adresë të trajnerit Dorival Zhunior.

“Duhet të rimendojmë gjithçka. Shkuam në dhomat e zhveshjes dhe nuk kishte shumë për të folur. Le të mendojmë pak për atë që bëmë në fushë. Ne luajtëm shumë dobët dhe Argjentina bëri një paraqitje të shkëlqyer para tifozëve të saj. Ne duhet të rimendojmë gjithçka që po bëjmë… nevojiten ndryshime. Unë luajta në një Botëror dhe e humba atë. Mungon dhe një vit nga Botërori i radhës dhe nuk dua të humbas edhe një tjetër”, komentoi Vini.