TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kristiano Ronaldo u përfshi dje në një episod të pazakontë me një tifoz në stadiumin “King Saud University”.
Sulmuesi portugez po kryente nxemjen e zakonshme, teksa Al Nasr do të përballej me Al Shabab. Një nga tifozët në shkallët e stadiumit pretendonte t’i ngjante Ronaldos në pamje.
“Vëlla, nuk më ngjan mua, nuk më ngjan mua, je shumë i shëmtuar”, iu drejtua Ronaldo tifozit që pretendonte të ishte sozia e tij.
Al Nasr barazoi 2 me 2, ndërsa golin e dytë për skuadrën e tij e shënoi Ronaldo. Sulmuesi 40-vjeçar vazhdon të jetë në formë, teksa ka kontratë deri në fund të sezonit me klubin arab.