SPORT, 11 Qershor 2022, 23:47

VIDEO/ Pritja spektakolare e Manuel Nojerit që po bën xhiron e rrjetit

VIDEO/ Pritja spektakolare e Manuel Nojerit që po bën xhiron e rrjetit

Manuel Nojer i ka mrekulluar të gjithë me pritjen spektakolare të kryer në pjesën e parë në duelin ndaj Hungarisë. Gardiani gjerman i mohoi një gol të sigurt futbollistit hungarez Fiola, me një zgjatje mjeshtërore me këmbë.

Ndërhyrje kjo tipike “alla Nojer”, që ka bërë xhiron e internetit, duke mrekulluar të gjithë tifozët. Edhe pse në moshën 36-vjeçare, Nojer vijon të mbetet në superformë, duke qenë një nga liderat e kombëtares gjermane.