BOTA, 19 Gusht 2022, 21:58

VIDEO/ Po ndiqte ekipin e zemrës, narkotrafikanti i shumëkërkuar arrestohet në “Marakana” gjatë ndeshjes

VIDEO/ Po ndiqte ekipin e zemrës, narkotrafikanti i shumëkërkuar

Policia e Rio De Zhaneiros bëri të ditur se ka arrestuar një nga narkotrafikantët më të kërkuar në vend në stadiumin ”Marakana”. Marko Aurelio dos Santos Roka, i njohur me pseudonimin “Foka”, është arrestuar gjatë sfidës mes Fluminense dhe Fortaleza në Kupën e Brazilit.

Roka, një tifoz i zjarrtë i Fluminense, mbante të veshur fanellën e kësaj skuadre, me emrin e tij në shpinë. Policia me sa duket ishte sinjalizuar dhe menjëherë e ndaloi në shkallët e një prej stadiumeve më të njohura në botë.

Ai cilësohet si një lider i narkotrafikut në Belford Rokso, në zonën e Rio de Zhaneiros. “Foka” ishte shpallur në kërkim pas akuzave të vazhdueshme për vrasjet që kishte urdhëruar në luftën mes bandave për kontrollin e territoreve.