SPORT, 24 Dhjetor 2023, 23:16

VIDEO/ Përplasja e frikshme e Mauro Ikardit, sulmuesi argjentinas godet shtyllën me kokë

VIDEO/ Përplasja e frikshme e Mauro Ikardit, sulmuesi argjentinas godet

Momente paniku në duelin mes Fenerbahçes dhe Gallatasarait që përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0. Në një moment të sfidës, sulmuesi argjentinas, Mauro Ikardi ishte shumë afër të pësonte lëndim të rëndë në kokë. Ai u përplas me shtyllën pingule, duke rrezikuar të dëmtonte fytyrën.  

Në tentim për të zotëruar topin, Ikardi përfundoi duke goditur shtyllën e portës kundërshtare. Por për fat të mirë, gjithçka shkoi dhe argjentinasi i shpëtoi mrekullisht dëmtimit.