TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një moment rrëqethës është përjetuar gjatë ndeshjes mes Cordoba dhe Melilla. Mbrojtësi i Cordoba, Dragisa Gudelj, pësoi atakun e dytë në zemër brenda tetë muajve, por arriti të dilte sërish fitimtar. Pak pas minutës së 25’ të ndeshjes, lojtari serb u rrëzua në fushë duke humbur ndjenjat. Megjithatë, pak sekondë më vonë, 26 vjeçari i ngrit në këmbë, dukshëm i trullosur.
Gjyqtari ndërpriti lojën dhe u kërkoi mjekëve që të futeshin në fushën e lojës për t’i dhënë ndihmën e parë futbollistit, i cili u shpëtua nga një defibrilator i implantueshëm që kishte vendosur tetë muaj më parë, duke ditur problemin që ka.
Marsin e kaluar, Gudelj humbi ndjenjat për herë të parë, sërish gjatë një ndeshjeje. Mjekët nxitun dhe e shpëtuan lojtarin serb, duke e mbajtur në jetë. Që atëherë, vëllai i sulmuesit të Sevilla ka jetuar me një defibrilator të implantueshëm që në thelb ishte arsyeja që dje nuk kishte rrezik më të madh për qendërmbrojtësin serb.
Se levanta al instante algo mareado, los sostienen los jugadores y acaba saliendo por su propio pie. Mucho ánimo Gudelj pic.twitter.com/E16nGC22xT
— EL INGENIERO TIENE UN PLAN (@IngenieroPlan) December 3, 2023