SPORT, 19 Mars 2025, 22:37

VIDEO/ Kombëtarja zbarkon në Angli për duelin e parë në rrugën drejt Botërorit

VIDEO/ Kombëtarja zbarkon në Angli për duelin e parë në

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka udhëtuar sot pasdite drejt Anglisë, ku të premten do të luajë ndeshjen e parë të kualifikueseve të Botërorit 2026.

Trajneri Silvinjo zhvendosi stërvitjen ne paraditen e të mërkurës, në mënyrë që ekipi të udhëtonte gjatë pasdites dhe të kishte kohë të rikuperohej për të enjten dhe të premten.

E gjithë skuadra ka udhëtuar drejt Londrës, me trajnerin që ka preferuar të ketë me vete të 26 lojtarët, ndonëse prania e Ismajlit dhe Kumbullës në këtë sfidë është në dyshim të madh për shkak të problemeve fizike të të dy mbrojtësve.