TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kristjan Asllani dhe Davide Fratezi kanë krijuar një miqësi të ngushtë mes tyre jashtë fushës së lojës. Dy mesfushorët e Interit shihen shpesh bashkë dhe postojnë foto apo video.
Sigurisht nuk mungojnë as thumbimet dhe talljet me njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe Fratezi ka shfrytëzuar rastin në një video të publikuar nga Seria A pas mbërritjes së zikaltërve në Arabinë Saudite për të luajtur Superkupën e Italisë.
Futbollistë u pyetën me radhë se kush ishte ai që kishte fjetur më shumë në avion gjatë këtij udhëtimi të gjatë nga Milano. Dhe nëse pjesa më e madhe përmendën Turam, Fratezi thumboi Asllanin.
“Asllani! Fle edhe kur është i zgjuar”, tha duke qeshur mesfushori italian para kamerës.
View this post on Instagram