SPORT, 27 Janar 2024, 23:31

VIDEO/ Gol me parabol, futbollisti shqiptar bën heroin dhe i dhuron 3 pikë të arta Bazelit ndaj Jang Bojs

VIDEO/ Gol me parabol, futbollisti shqiptar bën heroin dhe i dhuron 3

Shqiptari i Kosovës, Benjamin Kololli u kthye në Euopë në këtë merkato janari, duke e nënshkruar me Bazelin, teksa që në start ka filluar të shkëlqejë me klubin e njohur zviceran. 

Në derbin e sotëm ndaj Jang Bojs, ai ka startuar nga minuta e parë duke lënë edhe shenjë në këtë ndeshje, teksa u bë heroi i sfidës. Kololli shëngoi golin e fitores, në triumfin 1-0 që Bazel arriti ndaj Jang Bojs.  

Golin shqiptari i Kosovës, e gjeti në minutën e 13-të, ku pas një topi të marrë në zonë, me një goditje të bukur me parabol, arriti të tundte rrjetën.  Vlen të theksohet fakti se në minutën e 83-të, Kololli u zëvendësua me Taulant Xhakën.