SPORT, 3 Dhjetor 2023, 21:44

VIDEO/ Derbi u mbyll në “paqe”, në tribuna vazhdon dhuna. Tifozeritë përplasen pas ndeshjes, ndërhyn policia

VIDEO/ Derbi u mbyll në “paqe”, në tribuna vazhdon dhuna.

Tifozeritë e Partizanit dhe Tiranës, janë përplasur pas përfundimit të derbit, i cili mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, me golat e Hasanit dhe Kekos.

Sikur të mos mjaftonin tymyeset dhe sendet e forta që u hodhën në fushë gjatë ndeshjes, një numër i konsiderueshëm i dy tifozerive janë përplasur edhe fizikisht në shkallët e stadiumit.

Për pasojë është dashur të ndërhyjë policia dhe FNSH për të qetësuar situatën.

Gjatë konfliktit janë thyer sërish stola të stadiumit, madje disave prej tyre i është vënë edhe flaka.

Skena të përsëritura këto mos tifozerive, që mesiguri nuk do të kalojnë pa penalitete dhe gjoba për tifozët dhe klubet.