TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të premten e 16 shkurtit, “Demat e Kuq” të Partizanit do të zhvillojnë padyshim përballjen më të rëndësishme, të fazës së 3-të të kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore, ku në “mitikun” e kryeqytetit, “Air Albania” do të presin rivalët e tyre historikë, “Bardheblutë” e Tiranës, sfidë kjo që gjithmonë shoqërohet me spektakël.
Këtë radhë pritës janë “Të Kuqtë”, me teknikun Orges Shehi, që do të ketë mundësinë e përballjes së parë, me “të kaluarën”, teksa vetëm disa muaj më parë ishte tekniku i “Bardhbluve”, të Tiranës ku madje arriti t’i shpallte edhe kampionë të Shqipërisë, në sezonin 2021-2022, pas një sezoni spektakolar.
Këtë të hënë, kampionët në fuqi të Shqipërisë, si pritës që janë, kanë publikuar edhe çmimet e biletave, për këtë sfidë, ku më e lira është ajo pas porte e cila kushton vetëm 500 lekë të reja. Më tej në listën e çmimeve është tribuna përballë, çmim që varion nga 1000-1500 lekë të rejë, ndërsa në tribunat qendrore çmimet variojnë nga 3000-4000 lekë, me stolin në tribunën VIP, që do të kushtojë 5000 lekë të reja.