SPORT, 18 Mars 2025, 16:50

Vetëm një mungesë në stërvitjen e Kombëtares, Silvinjo me “artilerinë e rëndë” në ditën e dytë

Vetëm një mungesë në stërvitjen e Kombëtares,

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore, në prag të takimit me Anglinë.

Ndryshe nga dita e parë në “Shtëpinë e Futbollit”, trajneri Silvinjo kishte thuajse të gjithë grupin në dispozicion në stërvitjen e dytë. “Panorama Sport” raporton se mungonte vetëm Marash Kumbulla.

Kumbulla qëndroi sërish në palestër, i veçuar nga pjesa tjetër. Sfida me Anglinë ka vlerë për kualifikueset e Botërorit 2026.

Në “Wembley”, gjithçka do të nisë të premten(21 mars) në orën 20:45.