SPORT, 14 Shkurt 2024, 23:12

Vendos penalltia e Imobiles, Lacio surprizon Bajernin në “Olimpico”! Skuadra e Sarrit ëndërron kualifikimin

Vendos penalltia e Imobiles, Lacio surprizon Bajernin në

Lacio ka surprizuar Bajernin e Mynihut, në duelin e parë të vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve, duke triumfuar me rezultatin 1-0 në duelin e zhvilluar në “Olimpico”. 

Ishte goli i shënuar nga Çiro Imobile në minutën e 69-të me penallti ai që vendosi sfidën, ndërkohë që gjermanët mbetën me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Upamekanos. Një fitore e artë kjo për italianët që rrit ndjeshëm shanset për të ëndërruar një kualifikim të mundshëm.

Vlen të theksohet fakti se në minutën e 60-të, mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj la fushën e lojës i dëmtuar, duke shqetësuar stafin teknik të lacialëve. Gjithsesi kjo fitore duket se e zbeh disi shqetësimin e dëmtimit të Hysajt, teksa tashmë italianëve i duhet të mendojnë për menaxhimin e rezultatit në sfidën e kthimit.

FT: LACIO-BAJERN MYNIH 0-0