TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dani Alvesh do të lirohet nga burgu. Braziliani ka paguar një milionë euro gjobë duke shmangur katër vite e gjysmë vite burg për shkak të akuzës së përdhunimit të një vajze 23-vjeçare më datë 31 dhjetor të vitit 2022 në një diskotekë të Barcelonës.
Gjykata i ka vendosur Alveshit disa kushte të cilat duhet t’i respektojë me rigorizitet pasi masa mund të ndryshojë. Kështu, 40-vjeçarit i është konfiskuar pasaporta dhe do t’i duhet të paraqitet në Gjykata çdo javë për të vërtetuar prezencën e tij.
Braziliani nuk do të duhet t’i afrohet në më pak se një kilometër shtëpisë, punës apo çdo vendndodhje të vajzës e cila e denoncoi.