SPORT, 9 Dhjetor 2023, 16:55

Vajza që e denoncoi kërkon 12 vite burg për Dani Alves dhe dëmshpërblim 150 mijë euro

Vajza që e denoncoi kërkon 12 vite burg për Dani Alves dhe

Dani Alves ka qenë në burg për rreth një vit, pasi një vajzë e raportoi për sulm seksual në një lokal në Barcelonë, në dhjetor të vitit 2022. Autoritetet gjyqësore të Spanjës kanë refuzuar 3 herë kërkesën e brazilianit për t’u liruar nga burgu, pasi mendojnë se ai do të largohet drejt Brazilit, ndërsa propozimi i prokurorisë flet për dënim me burg nga tetë deri në dhjetë vjet, në rast se i vërtetohet fajësia.

Dani Alves pritet të ulet në stolin e gjykatës në shkurt të vitit 2024. Në të njëjtën kohë, avokatja e viktimës, Esther Garcia, lëshoi një dokument akuze në Gjykatën e Barcelonës, në të cilën shpallte kërkesat dhe garancitë që vajza e re po kërkon.

Në mënyrë të veçantë, ajo kërkon 12 vite burg për ish-lojtarin e Barcelonës, dëmshpërblim monetar prej 150 mijë eurosh, ndalimin e komunikimit të brazilianit me të, por edhe masa kufizuese prej një kilometri mes tyre për 22 vjet.