TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kohëve të fundit është përfolur për një interesim të fortë të Manchester United për mbrojtësin anësor të Interit, Federico Dimarco.
Gjithsesi, zikaltërit nuk janë të disponueshëm për të dëgjuar propozimet që vijnë për Dimarcon, pasi trajneri Inzaghi e konsideron si pjesë të rëndësishme të skemave të tij.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, kampionët e Italisë janë të prerë dhe nuk pranojnë të hyjnë në negociata, edhe në rast të ndonjë oferte stratosferike. Dimarco ka kontratë me Interin, të vlefshme deri në vitin 2027. Në këtë sezon të Serie A, ai është aktivizuar në 15 ndeshje.