SPORT, 2 Dhjetor 2023, 23:15

Çuni shpërdoron një rast të artë, Milani feston me 3 gola kundër Frozinones dhe i ushtron presion skuadrave kryesuese

Çuni shpërdoron një rast të artë, Milani feston me 3

Milani mposhti me rezultatin 3-1 Frozinone mbrëmjen e sotme, duke u ngjitur në kuotën e 29 pikëve në 14 javë. Ky ishte suksesi i dytë radhazi për kuqezinjtë e Piolit, që tashmë janë futur në ritmin e skuadrave kryesuese. Titullarë në këtë përballje ishin edhe dy futbollistët shqiptarë Çuni dhe Ibrahimoviç. 

Në minutën e 42-të, kur shifrat ishin të barabarta, Çuni shpërdoroi një rast të artë i vetëm me portierin Menja, teksa fati nuk ishte me djaloshin 22-vjeçar. Tentativa e tij u ndal nga gardiani kuqezi. Ndërkohë as një minutë më pas Milani gjeti rrugën e rrjetës me Joviç.  

Për të siguruar triumfin mendoi Pulisiç dhe Tomori në minutat 50 dhe 74-t, teksa golin e nderit për Frozinonen e shënoi Breshianini. Sfidën e radhës Milani e luan në transfertë ndaj Atalantës, ndërkohë që Frozinone pret Torinon.  

FT: MILAN-FROZINONE 3-1

Joviç 43′, Pulisiç 50′, Tomori 73′ / Breshianini 82′.

Çuni shpërdoron një rast të artë, Milani feston me 3