TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
UEFA ka bërë sot përditësimet e fundit në ranglistën e klubeve evropiane. Listës i prin Manchester City, klub i cili në këtë vit bëri historinë duke fituar tripletën, shkruan Gazeta Express.
Pas tyre renditet Bayern Munich, i pasuar nga Real Madridi. Paris Saint-Germaini dhe Liverpooli kompletojnë pesëshen e parë.
Ndërkaq, në top-dhjetëshe janë edhe Interi, Leipzig-u, Chelsea, Manchester United e Roma.
Renditja është e përditësuar në bazë të koeficientit të klubeve. Koeficienti i klubeve bazohet në rezultatet e klubeve që konkurrojnë në pesë sezone në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.
Përditësimet bëhen pas çdo raundi në garat evropiane.
Koeficienti i një klubi llogaritet duke shtuar numrin total të pikëve që ai merr në një sezon të caktuar në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.
Sigurisht se edhe kontributi i Federatave ndikon në koeficientin individual të klubeve.