SPORT, 7 Qershor 2022, 19:37

Angli U21-Shqipëri U21 / Publikohen formacionet zyrtare, Bushi e nis me pesë lojtarë nga Superiorja

Angli U21-Shqipëri U21 / Publikohen formacionet zyrtare, Bushi e nis me

Përfaqësuesja U21 e Shqipërisë luan sot ndaj Anglisë ndeshjen e saj të parafundit të eliminatoreve të Europanit. Një transfertë shumë e komplikuar ndaj superfuqisë në grupin ku bëjnë pjesë kuqezinjtë, ku gjërat nuk kanë shkuar deri tani ashtu siç shpresohej.

Shqipëria e nisi edicionin me pretendime të mëdha por është tani jashtë garës për dy vendet e para që garantonin kualifikimin dhe rrezikon të mbetet e parafundit nëse nuk siguron pikë të tjera përveç atyre 9 që ka siguruar në 8 ndeshjet e luajtura deri tani.

Përballë anglezëve, trajneri Alban Bushi ka vendosur t’u besojë shumë elementëve të Superiores, duke filluar nga Puja në portë, Makru e Selmani në mbrojtje, si dhe Rrapaj dhe Ismajlgeci në mesfushë, ndërsa aktivizohen edhe elementë të tjerë të dalë nga kampionati ynë si Çelhaka e Muçi.

ANGLIA U21: Bursik, Spens, kresuell, Harud-bellis, Xhonson, Xhouns, Smith Rou, Dojl, Gomes, Balogun, Gordon.
Trajner: Li Karslei

SHQIPËRIA U21: Puja, A. Marku, Selmani, Bajrami, Mitaj, Çelhaka, Kraja, Rrapaj, Dobra, Ismajlgeci, Muçi.
Trajner: Alban Bushi