SPORT, 10 Janar 2024, 17:38

U raportua se ishte plagosur me thikë nga vëllai, zbardhet e vërteta dramatike për ish-futbollistin e famshëm

U raportua se ishte plagosur me thikë nga vëllai, zbardhet e

Ezequiel Lavezzi, ish-futbollisti i famshëm argjentinas, por përjeton një dramë të madhe. Pasi u shtrua ditën e martë në spitalin e Bueno Aires për shkak të mbidozës, zbardhen detaje të frikshme për të.

Ish-lojtari i kombëtares së Argjentinës u dërgua në spital me një plagë thike në stomak dhe një klavikulë të thyer. Mediat e Amerikës së Jugut raportuan se Lavezzi u godit me thikë nga vëllai i tij. Por sipas gazetares Estefi Berardi, kjo nuk është e vërtetë. Më saktë, Lavezzi ka goditur veten me thikë.

“Lavezzi ishte në një festë, ku u bë shumë nervoz dhe filloi të sillej çuditshëm. Ai tha se dëgjoi zëra në kokën e tij, tha se po vinin për të dhe se po e godisnin. Ai ishte aq i frikësuar sa kapi një palë gërshërë dhe filloi të godiste veten me thikë, më pas vëllai i tij reagoi dhe e shpëtoi”, -ka thënë Berardi.

Duke qenë se Ezequiel kishte dalë jashtë kontrollit, raporton gazetarja, dhe mund të kontrollohej vetëm duke ushtruar forcë të madhe fizike, ai përfundoi me një klavikulë të thyer. Gazetarja tregon gjithashtu se Lavezzi ishte i bindur se ish-bashkëshortja e tij Natali, donte të vriste atë.