SPORT, 14 Shkurt 2024, 23:30

U largua nga fusha i dëmtuar, shikoni notën dhe statistikat e Hysajt ndaj Bajernit të Mynihut

U largua nga fusha i dëmtuar, shikoni notën dhe statistikat e Hysajt

Elseid Hysaj ishte i pafat mbrëmjen e sotme në duelin ndaj Bajernit të Mynihut, ku Lacio e tij triumfoi me rezultatin 1-0. Mbrojtësi shqiptar e nisi si titullar përballjen, por nuk mundi ta çonte deri në fund. Hysaj la fushën përpara kohe për shkak të një dëmtimi të pësuar. 

30-vjeçari nuk mundi të vijonte më lojën pas lëndimit të pësuar, duke lënë kështu fushën në minutën e 60-të, teksa vendin e tij e zuri Laxari. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë shkalla e dëmtimit për futbollistin shkodran. 

Për 60 minutat që qëndroi në fushë, Hysaj bëri një paraqitje dinjitoze duke u vlerësuar me notën 6.7 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.  

Shqiptari e fitoi duelin e vetëm që pati me kundërshtarët, teksa edhe për sa i përket driblimeve ai gjithashtu rezultoi i saktë. Ndërkohë për pjesën e pasimeve, Hysaj gaboi vetëm 4 pasa nga 25 të regjistruara në total.

U largua nga fusha i dëmtuar, shikoni notën dhe statistikat e Hysajt