SPORT, 28 Janar 2025, 14:58

“Tronditet” Atalanta, ylli i ekipit dëmton gjurin, humbet Barcelonën

“Tronditet” Atalanta, ylli i ekipit dëmton gjurin, humbet

Në momentin më të rëndësishëm të sezonit, vetëm një ditë përpara super sfidës me Barcelonën, Atalanta humbet sulmuesin kryesor, Ademola Lookman. Klubi bergamask ka bërë me dije se Lookman ka pësuar një dëmtim në ligamentet e gjurit të djathtë.

Në rastin më të mirë, “Topi i Artë” afrikan do të mungojë për të paktën 3 javë, por ky është një afat i papërcaktuar saktësisht pasi gjendja e tij do të monitorohet në vazhdimësi.

Atalanta udhëton të mërkurën drejt Barcelonës me objektiv të dalë me fitore për të siguruar direk kualifikimin për në fazën e 1/8 në Champions League.