SPORT, 25 Shkurt 2024, 18:58

Trofeu i 10-të, Liverpool “rrëmben” EFL Cup, mund në finale Chelsean

Trofeu i 10-të, Liverpool “rrëmben” EFL Cup, mund në

Liverpooli e ka fituar Carabao Cup apo ndryshe e njohur si EFL Cup, pasi në finalen mposhti Chelsean, por vetëm pas vazhdimeve, pasi koha e rregullt përfundoi 0-0.

Ndeshjen më mirë e nisën The Reds, kur rrezikuan me anë të Luis Diaz në minutën e 14-të, por goditja e tij u prit nga portieri i Bluve.

Chelsea filloi të merrte pak nga loja dhe krijoi shansin e parë me anë të Cole Palmer  (20’), mirëpo Caimhin Kelleher bëri pritje bravuroze.

Blutë më pas ia dolën të shënonin nëpërmjet Raheem Sterling në minutën e 33-të, por që goli u anulua, shkaku që Nicolas Jackson ishte në pozitë jashtë loje dhe kishte ndërhyrje në aksion.


Në 45 minutat e dytë, Chelsea e nisi më mirë, duke rrezikuar nëpërmjet Enzo Fernandez, por që goditja e tij në minutën e 52-të përfundoi jashtë.

Tetë minuta më vonë, Liverpooli mendoi se kishte shënuar me anë të Virgil van Dijk, por edhe ky gol u anulua për pozicion jashtë loje, shkaku që Wataru Endo ishte pjesë e aksionit.

Në minutën e 86-të, Conor Gallagher shpërdoroi dy shanse të njëpasnjëshme, duke mos arritur të mposhte portierin e Reds na afërsia.

Cole Palmer për Chelsea dhe Harvey Elliott për Liverpoolin rrezikuan, por që as këta të dytë nuk ia dolën të shënonin.

Van Dijk ishte heroi i Liverpoolit, pasi shënoi në minutën e 118-të për rezultatin 1-0 dhe Reds ia dolën të fitonin trofeun e parë për këtë vit.