TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga një transfertë e vështirë, te një tjetër akoma edhe më e vështirë.
Laçi mori 3 pikë të arta në Durrës disa ditë më parë, ndërsa sot duhet të shkojë në Shkodër për t’u përballur me Vllazninë, ku i duhen sërish pikë për të mos bërë hapa prapa.
Situata në renditje mbetet e komplikuar dhe për të mos zhvlerësuar atë fitore ndaj Teutës, skuadrës së trajnerit Armando Cungu i duhet që të paktën të mos dalë e mundur nga “Loro Boriçi”. Për trajnerin shkodran është një ndeshje e veçantë, sepse ka përballë ish-skuadrën e tij, por, siç pohoi edhe vetë pas ndeshjes në Durrës, nuk është hera e parë që i ndodh. Në këtë transfertë, ai ka të gatshëm edhe mesfushorin Qato.