SPORT, 2 Mars 2024, 22:58

Tre shqiptarë në fushë dhe një në stol, mbrojtësi 22-vjeçar e bën “sefte” me skuadrën e Slaven Belupos

Tre shqiptarë në fushë dhe një në stol, mbrojtësi

Lokomotiva e Zagrebit mposhti Slaven e Belupos ditën e sotme me shifrat 2-3 në duelin ku ishin të pranishëm 3 futbollistë shqiptarë, teksa një tjetër e ndoqi duelin nga stoli.

Rrugën e rrjetës në këtë takim e gjeti dhe mbrojtësi shqiptar i Kosovës, Pllana, i cili në minutën e 65-të e bëri “sefte” me fanellën e Slaven Belupo, por në fund ishin miqtë nga Zagrebi që triumfuan me rezultatin 2-3. 

Te Slaven Belupo u aktivizua Pllana titullar, ndërkohë që në radhët e Lokomotivës, talenti Fetai Feta e nisi nga minuta e parë duelin, teksa Lirim Kastrati u aktivizua nga stoli.  

Ndërkohë për sa i përket ish-sulmuesit të Shkëndijës së Tetovës, Elezi, i cili u transferua së fundmi te Lokomotiva e Zagrebit, nuk u preferua në këtë duel.