SPORT, 29 Korrik 2022, 23:49

Tre gola radhazi, cili është sulmuesi shqiptar që po shkëlqen në kampionatin zviceran

Tre gola radhazi, cili është sulmuesi shqiptar që po

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Shkëlqim Vladi, është duke kaluar një moment të shkëlqyer në Ligën e Dytë zvicerane, me fanellën e Araut.

Në tri ndeshjet e para të kampionatit 21-vjeçari ka arritur të gjejë tri herë rrugën e rrjetës, duke u shndërruar në një protagonist absolute te skuadra ku aktivizohen një numër i konsiderueshëm futbollistësh shqiptarë.

Vladi gjeti rrugën e rrjetës edhe në duelin e sotëm ndaj Lausanës, ku skuadra e tij u mposht me rezultatin 1-2. Bomberi shqiptar, shënoi në minutën e 88-të nga pika e bardhë e penalltisë. Në të kaluarën 21-vjeçari, përveç Araut, është aktivizuar edhe me Yverdon. Sezonin e shkuar me Araun, shqiptari gjeti katër herë rrugën e rrjetës në dhjetë ndeshje.