TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Real Madridi triumfoi ndaj modetësve të Arandinas me rezultat 1-3 në kuadër të raundit të 1/16-ave të Kupës së Mbretit.
Karlo Ançeloti për këtë ndeshje vendosi të luajë me emra si Arda Guler, Vinicius Tobas dhe Alvaro Karilo, që debutonin në ekipin e parë.
Pjesa e parë edhe pse kishte raste, nuk solli gola, përveç një shtylle të goditur nga Guler me një goditje dënimi. Me të filluar pjesa e dytë, Real Madridi fitoi penallti, ku Joselu ishte i saktë për 0-1.
Pas vetëm një minute Brahim Diaz shënoi për 0-2, duke bërë që Real Madridi t’i priste minutat e fundit në qetësi. Për golin e tretë mendoi braziliani Rodrigo. Në kohën shtesë ishte Nacho që shënoi në portën e tij për rezultatin përfundimtar 1-3. Fitore kjo që i siguroi kualifikimin madrilenëve.