SPORT, 1 Mars 2025, 14:47

Trajneri i Milanit: Ringrihemi duket fituar, ndaj Lazios luajmë me 150% motivim

Trajneri i Milanit: Ringrihemi duket fituar, ndaj Lazios luajmë me 150%

Tekniku i Milanit, Sergio Conceicao dha opinionin e tij para takimit ndaj Lazios.

“Ne mund të ringrihemi vetëm duke fituar. Është kjo ajo që ne duam tani. E kuptojmë momentin dhe përgjegjësitë që kemi. E dimë se kjo situatë është prej gabimeve tona. Ne kemi fituar një trofe, mund të fitojmë edhe Kupën e Italisë. Janë edhe 12 ndeshje për tu luajtur në kampionat. Këto situata kalohen me punë.

Lojtarët duhet të japin 150%, sepse ndonjëherë 100% nuk mjafton. Felix është shumë i mirë mes linjave. Ndonjëherë nga dëshira e madhe për të pasur topin, shkon në vende që nuk duhet. Ai duhet të jetë vendimtar, i ka cilësitë për të qenë i tillë. Duhet të bëjë diferencën në 30 metrat e fundit.