TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Verona ka fituar kundër Lecces me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së 28-të të Serie A. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Michael Folorunsho në minutën e 17-të.
Ishte një ndeshje e rëndësishme në luftën për mbijetesë dhe më mirë doli Verona, e cila tani është në vendin e 13-të, ndërsa Lecce zë vendin e 15-të.
Pas ndeshjes që ishte e tensionuar në disa raste, ka ndodhur një incident. Trajneri vendas, Roberto D’Aversa, goditi me kokë sulmuesin mik Thomas Henry.
Trajneri i Lecces kaloi një lojtar të Veronës dhe e goditi me kokë dhe Henryn i cili u rrëzua menjëherë në fushë.
I njëjti lojtar kishte marrë një karton të kuq edhe para këtij incidenti, kështu që D’Aversa hyri të përballet me të pas disfatës së dhimbshme.
Lecce coach Roberto D’Aversa appeared to headbutt Verona striker Thomas Henry at full time….. pic.twitter.com/FUI78TAkht
— Italian Football News ???????? (@footitalia1) March 10, 2024