SPORT, 20 Dhjetor 2023, 21:34

Trajneri i Egnatias i zhgënjyer: Dominuam ndeshjen, u vendos nga një gabim

Trajneri i Egnatias i zhgënjyer: Dominuam ndeshjen, u vendos nga një

Egnatia pësoi disfatë 1-0 në finalen e Superkupës ndaj Partizanit, takim ky i mbajtur në “Air Albania”. Pas ndeshjes dha mendimin e tij, trajneri i skuadrës nga Rrogozhina, Edlir Tetova.

“Mendoj që si lojë ishte e dominuar nga ne. E vendosi një gabim që mund të ishte i evitueshëm. Për atë ç’ka dha skuadra jam i kënaqur. Nuk jam i keqardhur për penalltinë e Fernandos sepse ai ashtu i ekzekuton penalltinë. Nuk na mbetet gjë tjetër veç se ti urojmë suksese Partizanit”, deklaroi Tetova.