SPORT, 20 Prill 2024, 15:57

Trajneri i Dortmund vlerëson Xhakën: Lider i padiskutueshëm, i rrezikshëm nga distanca

Trajneri i Dortmund vlerëson Xhakën: Lider i padiskutueshëm, i

Trajneri i Dortmund, Edin Terzic ka vlerësuar në maksimum mesfushorin shqiptar të Leverkusen, Granit Xhaka, në prag të ndeshjes në kampionat.

“Është një prej vendimeve më të mira që ka bërë klubi para nisjes së edicionit. Ai është lider në fushë.

Kur ndërtohet aksioni, ai gjithmonë i shikon bashkëlojtarët dhe iu tregon se çfarë duhet të bëjnë e ku duhet të jenë. Për më shumë, është shumë i rrezikshëm edhe me gjuajtje nga distanca. Të gjithë e dimë këtë”, ka shtuar Terzic.