SPORT, 11 Gusht 2022, 20:48

Tjetër largim tek Interi, talenti italian firmos me Sasuolon

Tjetër largim tek Interi, talenti italian firmos me Sasuolon

Sasuolo ka zyrtarizuar transferimin e Andrea Pinamontit nga Interi.

23-vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin e tij të ri, me Interin që do të përfitojë rreth 20 milionë euro nga kjo marrëveshje.

Ka qenë vetë Sasuolo që e ka zyrtarizuar marrëveshjen me anë të një postimi në “Twitter” ku i ka uruar mirëseardhjen Pinamontit.