TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tirana në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Skuadra bardheblu vuajti shumë ndaj Teutës, me të cilën barazoi 1-1 (ndeshja e parë 0-0) gjatë kohës së rregullt, por ishte me fat më “ruletën” e penalltive, ku pas shtatë serive dhe 14 goditjeve në total fitoi 6-5. Teuta fitoi një 11-metërsh në minutën e 25-të pas gjuajtjes së Dajës, që u ndal me dorë nga Përgjoni. Ekzekutimin nga pika e bardhë e mori përsipër Peposhi, i cili nuk gaboi, 0-1.
Pjesa e dytë nis me dy traversa, një e goditur nga Hoxhallari i Tiranës e tjetra nga Daci i Teutës. Të të 73-tën kryesori do të vërshëllente për 11-metërsh në favor të Tiranës, por prekje me krah e topin nga Gjini, pas verifikimit të pamjeve nga gjyqtari në monitorin e VAR-it, u konsiderua e rregullt.
Gjithsesi, goli i Tiranës do të vinte në limitet e kohës së rregullt nga Latifi, që shfrytëzoi një top të kthyer me dorë, jashtë zonës madje, nga portieri i Teutës, duke e dërguar topin në rrjetë.
Rastet nuk munguan as në kohën shtesë, por rezultati mbeti i pandryshuar, 1-1. Në “ruletën” e penalltive emocionet ishin të mëdha, pasi vetëm pas goditjes së 14-të, të cilën e humbi Jazxhi, nisi festa bardheblu. U gjuajtën shtatë seri, teksa në serinë e tretë dështuan si Jonuzi i Tiranës dhe Kotobelli i Teutës, derisa erdhi momenti kur në serinë e shtatë dështoi Jazxhi.
Goditjet e penalltive:
Tirana Teuta
Latifi + Kruja +
Mici + Gjini +
Jonuzi – Kotobelli –
Përgjoni + Beqja +
Lulaj + Peposhi +
Nikqi + Arifi +
Haxhiu + Jazxhi –