TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbrojtësi Albi Doka do të jetë lojtar i klubit hungarez Ujpesht. Lajmi u bë i ditur nga “Panorama Sport” ndërsa pak çaste më parë, Tirana konfirmoi transferimin. Bardheblutë falenderojnë futbollistin për kontributin dhe i urojnë suksese në aventurën e re.
KF Tirana njofton transferimin e mbrojtësit Albi Doka në klubin hungarez të Ujpest FC.
Mbrojtësi 26-vjeçar u bashkua me klubin tonë në merkaton e verës nga klubi i Honved, teksa edhe në të shkuarën, ai ka mbajtur veshur fanellën bardh’ e blu, duke fituar titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë.
Klubi i Tiranës falënderon Dokën për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në aventurën e re!