TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Benfica ia doli ta eliminonte Monacon nga Liga e Kampionëve, për të kaluar më tej në fazën e eliminimit direkt nga play-off-i.
Skuadra portugeze barazoi 3-3 në takimin e dytë, por që në duelin e parë kishin fituar 1-0 si mysafir, për të përmbyllur këtë fazë me rezultatin e përgjithshëm 4-3.
Mirëpo, tifozët e Benficas krijuan një moment qesharak gjatë ndeshjes, me çka edhe janë bërë viral.
Ndërsa skuadra portugeze ishte duke humbur 2-1 nga Monaco, gjyqtari suedez, Nyber shkoi të të shikonte në VAR për një moment.
Gjersa po shikonte në monitor, një tifoz i Benficas në formë shakaje i ofroi gjyqtarit 50 euro në mënyrë që të vendoste në favor të tyre dhe jo të Monacos.
Pamjet tashmë janë bërë virale në rrjetet sociale.