TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barcelona përballet me Real Madridin në Bernabeu dhe tifozët janë mbledhur jashtë stadiumit.
Një pjesë e tifozëve vendas kanë tentuar të tallin vizitorët duke brohoritur “Xavi , qëndro!” Xavi qëndro!’.
44-vjeçari ka njoftuar më parë vendimin e tij për t’i ndarë rrugët me katalanasit në fund të sezonit.
Barcelona po përpiqet ta bindë atë të rishqyrtojë.
Ndeshja fillon në orën 21:00 në “Santiago Bernabeu”.
Mbretërit vijnë në këtë takim si lider me 78 pikë, tetë më shumë se sa Barcelona që është e dyta.
Carlo Ancelotti ka bërë publik formacionin, ku starton me Luka Modric nga minuta e parë, ndërsa në sulm janë Vini Junior dhe Rodrigo të mbështetur nga Jude Bellingham.
Në anën tjetër, Xavi i ka besuar Lamine Yamal, Robert Lewandowskit dhe Raphinha, ndërsa në mbrojtje starton Pau Cubarsi.
Ndeshja fillon në ora 21:00, ku një fitore e mbretërve do t’i afronte drejt titullit, ndërsa e kundërta, një fitore e katalansave, do ta hapte paksa luftën për titull.
Real Madrid: Lunin; Lucas, Tchouameni, Rüdiger, Camavinga; Modric, Kroos, Valverde, Bellingham, Vinicius, Rodrygo.
Barcelona:Ter Stegen; Koundé, Araújo, Cubarsí, Cancelo; Christensen, Gündogan, De Jong; Raphinha, Lamine Yamal, Lewandowski.