SPORT, 9 Dhjetor 2023, 23:20

Tetë fitore radhazi, PSG-ja nuk e ndal hapin në kampionat

Tetë fitore radhazi, PSG-ja nuk e ndal hapin në kampionat

PSG-ja regjistroi fitoren e tetë radhazi në Ligën 1 franceze, teksa mposhti me rezultatin 2-1 Nantën në “Parc des Princes”. 

Golat e Barkola dhe Kolo Muani në minutat 41 dhe 83 i dhuruan 3 pikët e radhës skuadrës së Luis Enrikes, që kryeson me 36 pikë në 15 jave, 6 më shumë se Monako e vendit të dytë. 

10 minuta pas nisjes së pjesës së dytë, Mostafa Mohamed barazoi shifrat, por goli i tij vlen vetëm për statistikë.  Duelin e radhës PSG-ja do e luajë në transfertë ndaj Lilës së vendit të katërt.