SPORT, 25 Nëntor 2023, 23:14

Teo Hernandez dhe Menja i japin fund krizës së Milanit, kuqezinjtë mundin rivalët për zonën Champions

Teo Hernandez dhe Menja i japin fund krizës së Milanit,

Milani i jep fund krizës, duke regjistruar pas katër ndeshjesh pa suksese një fitore të rëndësishme që e mban në vendin e tretë në klasifikim. Kuqezinjtë e Piolit kanë mundur me shifrat 1-0 Fiorentinën, një skuadër e cila këtë vit kërkon kualifikimin në zonën e Ligës së Kampioneve.

Ndeshja është vendosur nga goli i minutave shtesë në pjesën e parë nga Teo Hernandez, i cili transformoi saktësisht një penallti të cilën e kishte fituar po vetë. Më pas, kuqezinjtë u mbrojtën mirë dhe pavarësisht tentativave të Fiorentinës, ruajtën avantazhin për tre pikë të arta për renditjen falë ndërhyrjeve të Menja.

MILAN-FIORENTINA 1-0
45’+2′ (p) Hernandez

Teo Hernandez dhe Menja i japin fund krizës së Milanit,