TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pozicioni i Erik Ten Hag në krye të skuadrës së Manchester United nuk është më i sigurt. Pronari i klubit të “Djajve të Kuq”, Jim Ratcliffe është vënë në lëvizje për të gjetur profilin ideal të trajnerit që do t’i besojë skuadrën në sezonin e ri.
Sipas raportimeve të medieve britanike, drejtori sportiv i emëruar i United dhe që po i jep lamtumirën Newcastle, Dan Ashworth është takuar me Graham Potter në fshehtësi.
48-vjeçari është i lirë që pas periudhës së tij zhgënjyese me Chelsea-n dhe do të ishte i gatshëm për t’u rikthyer në arenën sportive.