TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Igli Tare mund të jetë drejtori i ri sportiv i Napolit. Situata që ka kaluar në këtë sezon klubi i cili e mbylli edicionin e kaluar si kampion, ka bërë që presidenti Aurelio De Laurentis të mendojë për të ndryshuar drejtorin aktual, Mauro Meluso, dhe për të afruar një ”ekspert”.
Mediat italiane bëjnë të ditur se Meluso nuk do të konfirmohet në fund të këtij sezoni dhe se De Laurentis ka nisur kontaktet me emra të rëndësishëm, mes të cilëve Igli Taren, i cili ka qenë pushim që kur u largua nga Lacio në vitin e kaluar.
Drejtuesi shqiptar nuk është i vetmi, por është mes kandidatëve kryesorë. Rivali më i madh i tij raportohet se është ish-drejtori sportiv i Milanit. Frederik Masara. Edhe ai u largua nga kuqezinjtë në fund të sezonit të kaluar dhe është në kërkim të një klubi të ri, me Napolin që shfaqet si një alternativë e rëndësishme për të ardhmen.