SPORT, 21 Janar 2024, 11:23

Superiorja ia lë vendin Kupës në mesjavë/ “Nxehet” gara, fituesit vendosen me ndeshje teke. Ja çiftet dhe axhenda e raundit 1/8

Superiorja ia lë vendin Kupës në mesjavë/

Pas përfundimit të javës së 20-të të Kategorisë Superiore vjen radha e Kupës së Shqipërisë. Në mesjavën e ardhshme, pikërisht më 24 janar, do të luhet ndeshjet e turit 1/8 të Kupës. Edhe në këtë raund fituesi do të përcaktohet me ndeshje teke, ku padyshim më të favorizuar janë skuadrat e elitës, që presin në shtëpi kundërshtarët.

Gjithsesi, nga tetë përballje, dy kanë shije Superioreje, ku kemi të bëjmë me çiftet Laçi-Dinamo dhe Teuta-Skënderbeu. Ky është turi ku në lojë futen edhe tetë skuadrat e tjera të Superiores, që në edicionin e shkuar e mbyllën kampionatin nga vendi 1 deri në 8.

Ja axhenda e turit të 1/8 të Kupës së Shqipërisë që luhet ditën e mërkurë:

TURI I 1/8-AVE I KUPËS SË SHQIPËRISË

Tirana-Korabi              24.01.2024      13:00

Egnatia-Lushnja          24.01.2024      13:00

Laçi-Dinamo                24.01.2024     13:00

Kukësi-Elbasani          24.01.2024     13:00

Erzeni-Bylis                 24.01.2024     13:00

Partizani-Apolonia      24.01.2024      17:00

Vllaznia-Flamurtari     24.01.2024      17:00

Teuta-Skënderbeu       24.01.2024     17:00.