SPORT, 13 Janar 2024, 09:24

SUPERIORE/ “Final 4” dhe mbijetesa, Shehi debuton kundër Teutës. Njihuni me dy takimet e ditës së sotme

SUPERIORE/ “Final 4” dhe mbijetesa, Shehi debuton kundër

“Abissnet Superiore” luan ditën e sotme dy sfidat e radhës të javës së 19-të, me katër skuadra që zbresin në fushë për objektivat e tyre.

Në orën 13:30, Egnatia pret Skënderbeun. Rrogozhinasit do të kërkojnë që ta nisin këtë vit të ri me tre pikë dhe të vazhdojnë të ruajnë vendin e parë në renditje. Nga ana tjetër korçarët kërkojnë që të afrohen me zonën e “Final 4” dhe të largohen nga zona e ftohtë e mbijetesës.

Në orën 17:00, Orges Shehi debuton në stolin e Partizanit kundër Teutës në “Arenën e Demave”. Trajneri durrsak kërkon që ta nisë me fitore aventurën e tij te “demat”, por ekipi i Edi Martinit do të bëjë çmos për të fituar në mënyrë që të nisë fushatën e shpëtimit.

NDESHJET:

EGNATIA – SKËNDERBEU 13:30 “ARENA EGNATIA”

PARTIZANI – TEUTA 17:00 “ARENA E DEMAVE”